Flik: Jam i befasuar nga lajmi për Nagelsman

Lajmi për shkarkimin e Julian Nagelsman-it te Bajerni ka shokuar gjithë ambientin sportiv në Gjermani dhe jashtë saj. I tillë shkoi dhe te kampi stërvitor i kombëtares gjermane.

Hansi Flik, menaxheri dhe ish-trajneri i Bajern Mynih, komentoi shkurt:

“Është e qartë se ne ishim shumë, shumë të befasuar nga titujt e mbrëmshëm. Por nuk mendoj se Bajern Mynih e ka zyrtarizuar ende. Në respekt për Julian dhe Bajern, unë nuk do të them asgjë për këtë çështje”.

Ndërkaq në orët në vijim pritet dhe deklarata e klubit me prezantimin e trajnerit të ri Tomas Flik. Mediat raportojnë se për ish teknikun e Dortmund dhe Çelsit të vendoset në tavolinë një kontratë deri në qershor të vitit 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!