‘Euro 2024’ ngre siparin, Italia pret Anglinë në “Maradona”

Përsëritet finalja e ‘Euro 2020’ Itali- Angli. Herri Kejn për të thyer rekordin e Uejn Runit
Pritja merr fund dhe sot në fushë do të zbresin kombëtaret e para për të nisur fushatën kualifikuese Euro 2024.
Fillimisht ndeshja Kazakistan-Slloveni me start orën 16:00 e që vlen për Grupin H. Danimarkë- Finlandë dhe San Marino -Irlandë e Veriut do të jenë dy takimet e trjera të këtij grupi.
Ndërkaq në mbrëmje në stadiumin ‘Maradona’ të Napolit supersfida Itali- Angli. Maqedoni e Veriut-Maltë dueli tjetër i Grupit C.
Ndërkaq Grupi J nis nga takimet: Portugali- Lihtenshtejn, Sllovaki- Luksemburg dhe Bosnje-Hercegovinë- Islandë.
Grupi C
20:45
Itali- Angli
Maqedoni e Veriut-Maltë
Grupi H
Kazakistan-Slloveni (16:00)
20:45
Danimarkë- Finlandë
San Marino-Irlandë e Veriut
Grupi J
20:45
Portugali- Lihtenshtejn
Sllovaki- Luksemburg
Bosnje-Hercegovinë- Islandë/Sportiim.al/