‘Euro 2024’/ Shqipëria e Silvinjos nis sot nga puna

Superiorja ndal për dy javë. Në skenë nga sot për fazën kualifikuese të ‘Euro 2024’, ngjitet Kombëtarja A e trajnerit brazilian Silvinjo.

Shqipëria e shortuar në Grupin E së bashku me Poloninë, Republikën Çeke, Moldavinë dhe Ishjut Faroe do të nisë zyrtarisht rrugëtimin e ri me shpresën e një pjesëmarrje të dytë në kompeticionin e madh europian që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Këtë të hënë, stafi i ri teknik i përbërë nga Silvinjo si trajner i parë dhe ndihmësit Zabaleta, Doriva dhe Salihi do të startojë me përgatitjet e takimit të Varshavës të programuar për t’u luajtur më 27 mars në orën 20:30.

Në fakt, grupi i ftuar nga braziliani edhe këtë herë duket i cunguar. Dy ndër lojtarët titullar të mbrojtjes Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli do të mungojnë për arsye dëmtimi. Ky i fundit u zëvëndësua së fundi nga Enea Mihaj.

Ndërkohë ndryshe nga vitet e fundit teksa kuqezinjtë janë grumbulluar në Durrës, këtë radhë e gjithë axhenda përgatitore e Shqipërisë do të jetë e fokusuar te ambientet dhe fushat e Federatës së Futbollit në Tiranë.

Departamanti i Komunikimit përpos axhendës së zbardhur në detaje njoftoi së fundi se sot në orën 13:15 futbollistët Sokol Cikalleshi dhe Jasir Asani (i ftuar për herë të parë në Kombëtare), do të dalin para medias për disa minuta.

Sakaq, Grupi E, prej të cilit kalojnë dy përfaqësueset e para, nis rrugëtimin më 24 mars 2023. Në fushë Republika Çeke- Poloni dhe Moldavi- Ishujt Faroe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!