Liverpul i shkakton humbjen shekullore Mançesterit

sportiim2

Liverpul i shkakton humbjen shekullore Mançesterit Pasditja e historisë: Mançester Junajtid pëson humbjen më të thellë në 145 vite të tij.

Sara Gjidiaj

E diela e surprizave në Premier League. Liverpul turpëron Mançester Junajtid në momentin e tij më të mirë. Plot shtatë gola për rekord pësuan djemtë e Ten Hag në sfidën e sotme të dominuar plotësisht nga të kuqtë.

Gakpo, Nunjez, Salah dhe Firminjo i shkaktuan tërmet mbrojtjes së “Djajve të Kuq” që u duk se ishte në ditën e saj më të keqe. Sakaq, ndeshja tjetër e kampionatit anglez, ajo mes Notingham dhe Everton u mbyll në barazim 2-2.

La Liga spanjolle vjen me 4 sfida të javës së 24-ët. Barcelona është rikthyer te fitorja ndaj Valencias. Shënon Rafinja, Tores gabon nga 11 metra distancë, Araujo ndëshkohet me të kuq teksa katalanasit marrin 3 pikë të tjera për t’iu larguar Realit të Madridit.

Real Vajadolid mposht Espnjolin teksa mbyllet pa gola Rajo Vajekano – Atletik Bilbao.Ndërkaq Real Betisndali 0-0 Realin duk e larguar skuadrën e Ançelotit edhe më shumë me Barçën kryesuse.

Në kampionatin italian, Inter mposhti Leçen 2-0 dhe ruan vendin e dytë i vetëm, ndërsa në 2 përballjet e tjera munguan golat. Supersfida Roma – Juventus i shkoi Romës 1-0.

Luhet dhe në Gjermani e Francë. Dy sfida në Bundesligën gjermane ku Bajer Leverkusen doli me 3 pikë ndërsa në barazim e mbyllën Volfsburg dhe Frankfurt. Ligue 1 prodhoi fitoren e thellë 5-0 të Montpeljes ndërsa Renë – Marsejë përfundoi 0-1.

Rezultatet:

Premier League: Notingem Forest – Everton 2-2 Liverpul – Mançester Junajtid 7-0

La Liga: Real Vajadolid – Espanjol 2-1 Barcelona – Valencia 1-0 Rajo Vajekano – Atletik Bilbao 0-0 Real Betis – Real Madrid 0-0

Serie A: Specia – Verona 0-0 Sampdoria – Salernitana 0-0 Inter – Leçe 2-0 Roma – Juventus 1-0

Bundesliga: Bajer Leverkusen – Herta Berlin 4-1 Volfsburg – Eintraht Frankfurt 2-2

Ligue 1: Trojes – Monako 2-2 Montpelje – Anxhers 5-0 Reims – Azhaksio 1-0 Starsburg – Brest 0-1 Tuluzë – Klermont 0-1 Lion – Lorient 0-0 Renë – Marsejë 0-1

?>