Zijec në lupën e Beshiktash

Pas dështimit për t’iu bashkuar PSG-së, marokeni Hakim Zijec nuk është i sigurt se do të qëndrojë te Çelsi për gjysmën e dytë të sezonit.
Sipas raportimeve të portalit Fanatik, futbollisti maroken do të kishte përfunduar në lupën e gjigandëve turq të Besiktashit.
Presidenca turke, pasi të ketë marrë ofertën nga blutë e Londrës, do të vlerësonte realizueshmërinë e operacionit nga pikëpamja ekonomike.
Për tu theksuar se ndryshe nga shumë kampionate në Europë, në Turqi merkatoja e dimrit është ende e hapur.