“Formacioni i vitit 2022”, Altin Lala zbulon 11-ën më të mirë

Përveç çmimeve individuale në mbrëmjen gala të FSHF-së është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2022 i përbërë nga 11 lojtarët të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në kampionatin elitar të Shqipërisë.

Për të shpallur emrat e fituesve është ftuar në skenë ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Altin Lala, i cili ka lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisionet sportive në vend. “Kur isha në holl para eventit pashë disa lojtarë të viteve ‘80 dhe mu rrënqeth mishi. Jam rritur me emra të mëdhenj. Takova shokë dhe lojtarët e rinj, shpresoj të vazhdojnë kështu. Kemi dhe një stadium perfekt. Stadiumi i ri na zbukuron dhe qytetin”, – tha Lala teksa zbuloi edhe emrat e fituesve.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Visar Bekaj (portier), Erdenis Gurishta (mbrojtës), Eneo Bitri (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Esin Hakaj (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Mentor Mazrekaj (mesfushor), Masanga Matondo (mesfushor), Taulant Seferi (sulmues), Redon Xhixha (sulmues), Xhuliano Skuka (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistët vendimtar me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit.

Altin Lala ka ftuar të gjithë lojtarët e formacionit më të mirë për tu ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!