Rrëzimi i radhës për Kukësin, Erzeni ngjitet në veri

Abissnet Superiore. Java 17:
Kukësi – Erzeni 0-2 (Alan 45+1′, Nonato 59′)

Surpriza me emrin “Erzen” nuk di të ndalet e në kthetrat e saj ka rënë këtë herë Kukësi. Në javën e 17-të të Abissnet Superiore verilindorët u mposhtën në shtëpi në shifrat 0-2 duke bërë një tjetër hap fals.

Vendasit e nisën me gol por sistemi VAR prishi festën për një pozicion jashtë loje. Sfida do të vijojë e qetë deri në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë kur Alan kaloi në avantazh shijakasit.

Më tej, një tjetër aksion i Erzenit do të konkretizohet me gol nga ana e Nonatos që dërgon shifrat në 0-2 për të hipotekuar tërësisht këtë fitore të rëndësishme në transfertë.

Renditja e konfirmon Kukësin në krizë tashmë, me verilindorët që kanë mbërthyer fundin e tabelës, ndërsa për Erzenin vendi i katërt me 26 pikë është një befasi e bukur deri në këto çaste të garës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!