Superkupa e ‘Riadit’, Reali në finale

Në Riad të Arabisë Saudite gjysmëfinalja e parë e Superkupës së Spanjës u vendos nga penalltitë. Me start orën 20:00, Real Madrid- Valencia shpalosën vlerat e tyre sportive duke barazuar me shifrat 1-1.
Ishte Karim Benzema i cili në të 39′ shënoi i pari përmes një penalltie të fituar nga vetë francezi. Starti i së dytës pa skuadrën e Gatuzos të barazojë që në sekondat e para të këtij segmenti loje. Samuel Lino ndoqi një top nga krahu i djathtë ndërsa te shtylla e dytë e devijoji në rrjetë.
Pas shtesave 2×15 radha i erdhi penalltive. Reali fitoi në shifrat 4-3. Tibo Kurtua, portieri i Realit u shpall njeriu i ndeshjes.
Ndërkohë nesër gjysmëfinalja tjetër Betis- Barcelona në 20:00. Finalja të dielën me Realin që pret njërën nga skuadrat fituese. /Foto: Twitter/Sportiim.al/