Ranieri kthehet në Sardenjë
Të tjera lajme dalin në lidhje me rikthimin e trajnerit të njohur romak Klaudio Ranieri te Kaljari në Seria B.
Në fakt, pavarësisht zërave të parë, trajneri duket i bindur të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare e gjysmë me klubin e presidentit Tomazo Xhulini.
Aventura e 71 vjeçarit ndoshta do të nisë më 26 dhjetor ndaj Kosenzas. Më herët Ranieri ka drejtuar shumë klube prestigjiozë si Sampdoria, Napoli, Fiorentina, Valencia, Atletiko Madrid, Çelsi, Parma, Juventus, Roma, Inter, Monako, Lieçester etj.
Me ‘Dhelprat’ Klaudio Ranieri fitoi Premier League në edicionin 2015-16. Klubi i fundit për veteranin e pankinave ishte Uatford në Premiership./Sportiim.al/