Abazaj lojtar i lirë, Seferi më i miri i muajit…

Në prag të hapjes së merkatos së janarit futbollistë të caktuar hapin apo mbyllin ‘dritare’. Kështu Kristal Abazaj postoi në rrjete lajmin se u nda përfundimisht me Istanbulsporin e elitës turke.

“Sot ndërpreva kontratën me klubin e Istanbulspurit. Dua t’i falënderoj për këto dy vite e gjysmë të bukura që kaluam bashkë. Faleminderit për gjithçka dhe ju urojmë të mirën në të ardhmen”, shkruan tropojani 26 vjeçar.

Një njoftim të tillë ka bërë edhe sulmesi Dejvid Kapllani teksa thotë se ka mbyllur me Teutën.

Ndërkaq Taulat Seferi u shpall futbollisti i muajit në Ukrainë teksa ka shënuar katër gola për Vorskla Poltava.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!