Shuhet gazetari i shquar sportiv nga Prishtina

Ndërron jetë Milaim Krasniqi, njëri ndër gazetarët më të mëdhenj të sportit të Kosovës.

Mediat kosovare dhe miq të Milaim Krasniqit raportojnë me shpejtësi ndarjen nga jeta të tij. Krasniqi sipas tyre gjeti vdekjen si pasojë e komplikimeve që u shfaqën kohët e fundit nga një sëmundje e pashërueshme.

Në fakt Krasniqi një mik i madh i të gjithë botës sportive në shqiptari vuante prej disa kohësh teksa u kurua paraprakisht në Kosovë, Turqi e Francë. Sot ai mbylli sytë përgjithnjë duke pikëlluar familjen të afermit kolegët.

Si gazetar sportiv ai u punësua në vitin 2001 në Radio Kosova ku ka vijuar plot shkëlqim deri në ditët e fundit të jetës.

Me zërin e tij të kristaltë Milaim Krasniqi ka komentuar mbi 2000 ndeshje futbolli që përfshijnë klubet kombëtaret dhe ka një numër të pafund raportimesh për Radio Tiranës në emisionin Rubrika Sportive.

Për më tepër ai ka figuruar dhe Redaktor Përgjegjës i programit në RTK-Radio Kosovë dhe ish kryetar i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës.

Redaksia e ‘Sportiim.al’ i percjell ngushëllimet më të ndjera familjes Krasniqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!