Luis Van Gal jeton në Portugali, Kombëtarja luzitane…

Luis van Gaal vonon daljen në pension? Trajneri holandez, i cili drejtoi Holandën në Botërorin e fundit, i shkel syrin një telefonate të mundshme nga Federata Portugeze.
Pas largimit të Fernando Santos Portugalia ka një problem për të zgjidhur teksa holandezi 71 vjeçar shpjegon:
“Unë jam në pension, por do të dëgjoj propozimin nëse ata më telefonojnë. Më shumë nuk mund të them”, tha trajneri me përvojë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në qytetin e Amersfort. Van Gaal, sipas shtypit luzitan, jeton prej vitesh në Portugali me gruan e tij.