Besa ndal Skënderbeun në Peqin

Përfundon në barazim pa gola 0-0, sfida mes Besës dhe Skënderbeut, luajtur në Peqin për javën e 12-të të Kategorisë së Parë.
Rastet më të pastra për shënim i krijoi Skënderbeu me Vecajin, Temitopen, Pecanin, Liçon por pa mundur të gjenin golin.
Ndërkaq skuadra e Maganit, u mbrojt mjaft mirë duke kërcënuar herë pas here me kundërsulme. Edhe pse në minutat e fundit vuajti shumë teksa në shtesë luajti me një futbollist më pak.
Një lojë në përgjithësi me rritëm të kënaqshëm, pavarësisht se nuk prodhoi gola me dy skuadrat që shtuan nga një pikë në renditje.