Santos largohet nga Portugalia

Një tjetër trajner largohet pas përfundimit të aventurës në “Katar 2022”. Kësaj radhe është Protugalia që mbetet pa timonier pas prishjes së marrëveshjes me Fernando Santos.

Ka qenë vetë Federata Portugeze e Futbollit që ka njoftuar largimin e trajnerit i cili drejtonte Portugalinë që prej vitit 2014 duke fituar dhe Euro 2016 si dhe Nations League 2019.

Portugalia ia doli të kalonte grupin dhe Zvicrën por në çerekfinale u eleminua nga skuadra e Marokut duke e mbyllur disi shpejt rrugëtimin në këtë Botëror. Kjo mendohet të jetë dhe arsyeja e prishjes së marrëveshjes me teknikun Santos./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!