UEFA vendos, Holanda organizon fazën finale të Nations League 2023

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar se Holanda do të presë për herë të parë finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s. Qytetet e Roterdamit dhe Enshede janë zgjedhur nga Shoqata Mbretërore Holandeze e Futbollit (KNVB) për të pritur ndeshjet, me gjysmëfinalet e planifikuara për 14 dhe 15 qershor 2023, dhe ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen e planifikuar për 18 qershor 2023.

Shorti për përcaktimin e çifteve për gjysmëfinalet do të hidhet në janar 2023 në Nion, me datën dhe orën e saktë që do të konfirmohet në kohën e duhur. Holandës do t’i bashkohen në finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s, Kroacia, Italia dhe Spanja.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur gjithashtu që organizimin e UEFA Futsal Euro 2023 për Femra t’ia besojë Federatës Hungareze të Futbollit (MLSZ). Ndeshjet do të zhvillohen në Fönix Arena në Debrecen nga data 16 deri më 19 mars 2023. Hungarisë vendase do t’i bashkohen Portugalia, Spanja dhe Ukraina. Për ta raportuar është Sportmediaset. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!