Kalojnë Brazili dhe Portugalia, Zvicëra duhet të presë

U luajtën sot ndeshjet e fundit të xhiros së dytë në grupe. Pas Kamerun- Serbi 3-3 për Grupin G u luajt edhe Brazil-Zvicër e cila u fitua nga ‘Seleçao’ 1-0.

Pas këtij rezultati Brazili iu bashkua Franës në garën për 1-8-at ndërsa Zvicëra me vetëm Xhakën nga shqiptarët sot në fushë do duhet të mbyllë pa humbje takimin e fundit me Serbinë.

Ndërkohë në Grupin H Kore e Jugut- Ganë u ndal te shifrat 2-3. Në mbrëmje u zhvilua edhe takimi i fundit me duelin Portugali- Uruguai. Dy gola të Bruno Fernandesh i siguruan kalimin luzitanëve për në takimet me eleminim të drejtpërdrejtë. Bileta e dytë pritet të dalë pas ndeshjeve të fundit në grup.

Grupi G:

Kamerun- Serbi 3-3

Brazil- Zvicër 1-0

Grupi H:

Kore e Jugut- Ganë 2-3

Portugali- Uruguai 2-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!