Yjet e Barcelonës, zhgënjmi i Milanit dhe makineria Bajern

Ansu Fati, Pedri, Gavi, Rafinja, De Jong. Yjet e rinj marrin në ‘krah’ Barcelonën me 10 lojtarë dhe fitojnë në zonën baske ndaj Osasunës.

Milan gabon rëndë në Seria A, ndërsa Bajern në Bundesligë shpartallon Verderin por humb sulmuesin Mane.

Nuk ka pushim për kampionatet elitare në Europë. Në Itali, Spanjë dhe Gjermani skuadrat kanë zbritur në fushë për të vijuar garën edhe këtë mesjavë.

Napoli ka marrë fitoren e dhjetë radhazi duke u shkëputur akoma më shumë nga vendi i dytë i ndihmuar edhe nga barazimi i mbrëmjes mes Kremonezes dhe Milanit.

“Viktima” e radhës për napolitanët ishte Empoli i Ismajlit dhe Bajramit, i cili arriti të rezistonte deri në minutën e 69′-të pa pësuar. Më tej Lozano me penallti dhe Zielinski vulosën fitoren për skuadrën e Spaletit që po bën një sezon të shkëlqyer deri tani.

Në xhiron e 14-të të La Liga-s Barcelona zhvilloi një super ndeshje duke përmbysur gjithçka ndaj Osasunës edhe pse me një lojtar më pak (karton i kuq Levandovski. Pike mbyll karrirën me Blaugranët pa luajtur dhe merr karton të kuq në tunel).

Ishin vendasit që kaluan të parët në avantazh që në minutën e gjashtë, teksa katalanasit pësuan dhe 1 tjetër goditje në pjesën e parë me Levandovskin që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Me nisjen e pjesës së dytë ishte Pedri që vendosi baraspeshën e thuajse në fund të sfidës Rafinja ktheu gjithçka në favor të kuqebluve me një gol mjaft të bukur.

Me këtë fitore Barcelona e çon në 5 pikë diferencën me Realin e vendit të dytë i cili ka një ndeshje më pak.

Sakaq, Bundesliga nisi sot javën e 14-të me fitoren e thellë të Bajernit ndaj Verderit në shifrat 6-1, ndërsa verdhezinjtë e Dortmundit u mundën 2-0 nga Volfsburg.

Rezultatet:

La Liga:
Elce – Xhirona 1-2
Atletik Bilbao – Real Vajadolid 3-0
Osasuna – Barcelona 1-2

Seria A:
Napoli – Empoli 2-0
Specia – Udineze 1-1
Kremoneze – Milan 0-0

Bundesliga:
Volfsburg – Borusia Dortmund 2-0
Bajern Mynih – Verder Bremen 6-1
Bokum – Borusia Gladbah 2-1
Shtutgart – Herta Berlin 2-1/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!