Dëmtohet Mane, senegalezi rrezikon Botërorin
Senegali i shqetësuar për kushtet e Sadio Mane pak ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar.
Sulmuesi i Bajern Mynih u detyrua të largohej pas 21 minutave të ndeshjes së Bundesligës kundër Verder Bremenit (fituar 6-1 nga bavarezët) me një problem në gjurin e djathtë.
Të gjithë me sytë nga ekzaminimet e ish sulmuesit të Liverpul pasi një kampion si Mane kurrësesi nuk duhet ti mungojë Botërorit.
Senegali do të luajë ndeshjen e parë të Botërorit më 21 nëntor, përballë Holandës ndërsa tekniku Aliou Sise mori këtë lajm aspak të mirë për kampionin afrikan./Sportiim.al/