Presidenti Hainer: Bajerni me Musialën shkon larg

*Kreu i klubit të famshëm gjerman e shikon Xhamal Musialën si pikë referimi duke e konsideruar si yll të së ardhmes. Ka lavde për trajnerin Nagelsman.

Presidenti i Bajernit të Mynihut, Herbert Hainer, e shikon aventurën e klubit të tij të vitit të kaluar me mjaft kënaqësi. Hainer ka theksuar se dhe në vitin 2023 kampionët e Gjermanisë do të luftojnë për të gjithë trofetë.

“Ne kryesojmë renditjen e meshkujve me katër pikë dhe jemi ende të përfaqësuar në të gjitha garat. Ecuria e femrave është gjithashtu shumë i mirë. Edhe në basketboll jemi duke udhëhequr Bundesligën dhe jemi kualifikuar në Final Four të Kupës BBL tha presidenti për “Bild”.

Trajneri Nagelsman?

“Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic patën shumë biseda me të. Juliani është gjithmonë i hapur për bashkëpunim, gjë që tregon forcën dhe madhësinë e tij.

Pas humbjes 1-0 ndaj FC Augsburg, përveç barazimit 2-2 në minutën e fundit në Dortmund, fituan çdo ndeshje. Kjo flet për Julianin dhe hap oreksin për më shumë ndeshje”, tha 68-vjeçari.

Bajern dëshiron të fitojë tituj… me Musiala
FC Bayern ka edhe një top lojtar të vërtetë në radhët e tyre si Musiala. Mesfushori sulmues ishte “një rreze absolute shprese” në Kupën e Botës në Katar.

“Ajo që mund të bëjë në moshën 19-vjeçare, vetëbesimi me të cilin performoi, ishte mbresëlënëse. Jamal gjithashtu ka treguar në këtë nivel të lartë se i ka të gjitha parakushtet për t’u bërë yll botëror”, tha Hainer./Foto Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!