Shorti/ Liverpul-Real dhe PSG- Bajern…

U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Të 16 skuadrat në rrugën e tyre drejt finales së Stambollit në 10 qershor 2023 ishin ndarë në dy vazo me duelet që erdhën e u gogëluan nga ‘dora’ e Ambasadorit të finales, ish lojtarit të njohur turk Hamit Altintop.

Me rregulla strike të mos përplasjes së skuadrave që ishin në një grup apo të një shteti, shorti rezervoi duele mjaft të ekuilibruara.

Veçanerisht finalja e edicionit të kaluar Liverpul-Real Madrid apo dueli PSG- Bajern Mynih.

Çiftet:

Lapcig-Mançester Siti

Bryzh-Benfika

Liverpul-Real Madrid

Milan-Totenhem

Frankfurt-Napoli

Dortmund-Çelsi

Inter-Porto

PSG-Bajern Mynih

Kalendari:

Ndeshja e parë e raundit të 1/16: 14/15/21/22 shkurt 2023
Ndeshja e dytë e raundit të 1/16: 7/8/14/15 mars 2023
Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve: 17 mars 2023
Ndeshjet e para çerekfinale: 11/12 prill 2023
Ndeshja e dytë çerekfinale: 18/19 prill 2023
Ndeshja e parë gjysmëfinale: 9/10 maj 2023
Ndeshja e dytë gjysmëfinale: 16/17 maj 2023
Finalja: 10 qershor 2023 në stadiumin Ataturk në Stamboll (Turqi) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!