Ecin të mëdhatë, kompletohet…

Janë dhënë verdiktet përfundimtare në grupet e Europa League. Tashmë janë kompletuar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në raundin e 1/16 të kompeticionit të dytë për nga rëndësia në Europë.

Arsenal fitoi ndaj Zyrih duke u renditur i pari në Grupin A. Në vend të dytë janë holandezët e Eindhoven ndërsa Bodo/Glimt gjen një vend në Conference League.

Sakaq, Roma ia doli të fitonte ndaj Ludogorets, fitore kjo që përkthehet në një biletë për fazën tjetër. Të parët në këtë grup mbeten spanjollët e Real Betis me 16 pikë.

Mjaft i veçantë klasifikimi në Grupin F ku 4 skuadrat ndajnë nga 8 pikë secila. Kryeson Fejnord dhe ndjek Midjyland në vend të dytë, ndërsa Lacio pas humbjes së sotme ndaj holandezëve spostohet në Ligën e Konferencës.

Në Grupin E Real Sociedad dhe Mançester Junajtid e mbyllën me pikë të barabarta duke u kualifikuar për më tej teksa Sherif Tiraspol do të vijojë rrugëtimin në Conference League.

Rezultatet:

Grupi A:
Arsenal – Zyrih 1-0
Bodo Glimt – PSV Eindhoven 1-2

Grupi B:
Dinamo Kiev – Fenerbahçe 0-2
Renës – Larnaka 1-1

Grupi C:
Real Betis – Helsinki 3-0
Roma – Ludogorets 3-1

Grupi D:
Braga – Malmo 2-1
Union Xhilosë – Union Berlin 0-1

Grupi E:
Sherif Tiraspol – Omonia Nikozia 1-0
Real Sociedad – Mançester Junajtid 0-1

Grupi F:
Midtjyland – Shturm Grac 2-0
Fejnord – Lacio 1-0

Grupi G:
Olimpiakos – Nantë 0-2
Karabak – Frajburg 1-1

Grupi H:
Monako – Crvena Zvezda 4-1
Trabzonspor – Ferencvarosh 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!