Zhiru shuan shpresat e Salsburg, Juve në Europa League

sportiim2

Me takimet e mbrëmjes së sotme është mbyllur tërësisht gara e Champions League në grupe. Milan preu biletën për fazën tjetër pas fitores 4-0 ndaj Salsburgut ku protagonist ishte Zhiru, ndërsa Çelsi me llogari të mbyllura përmbysi shifrat ndaj Dinamo Zagrebit. Armando Broja u hodh në fushë prej minutës së 64′-ët por nuk arriti të linte gjurmë.

Kreun e Grupit F e mori përfundimisht Real Madrid pas triumfit 5-1 ndaj Selltikut që e mbyll në vend të fundit. Edhe Lajpcig fitoi thellë ndaj Shahtjor Donjetsk në shifrat 0-4 duke u kualifikuar për më tej dhe duke u lënë ukrainasve një vend në Europa League.

Në Grupin G është Borusia Dortmund ajo që i bashkohet Mançester Sitit në fazën e 1/16 . Verdhezinjtë barazuan ndaj Kopenhagë duke “mbërthyer” vendin e dytë ndërsa sfida tjetër e këtij grupi mes Mançester Sitit dhe Seviljes u fitua nga anglezët në shifrat 3-1.

Sakaq, në Grupin H Juventus e mbylli aventurën në Champions League ashtu siç edhe e nisi. Bardhezinjtë humbën ndaj PSG-së me po të njëjtin rezultat si në sfidën e parë mes tyre, 1-2 në një ndeshje që mund të quhet “miqësore”.

Benfika renditet e dyta me pikë të barabarta me francezët pas fitores 1-6 ndaj izraelitëve të Makabi Haifës që me po aq pikë sa Juventus mbyllin renditjen e këtij grupi.

Rezultatet:

Grupi E: Milan – Salsburg 4-0 Çelsi – Dinamo Zagreb 2-1

Grupi F: Real Madrid – Selltik 5-1 Shahtjor Donjetsk – Lajpcig 0-4

Grupi G: Kopenhagë – Borusia Dortmund 1-1 Mançester Siti – Sevilja 3-1

Grupi H: Juventus – PSG 1-2 Makabi Haifa – Benfika 1-6 /Sara Gjidiaj/

?>