Disiplina gjobit Bylisin, masa dhe në inferiore

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF 26.10.2022

  1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  3. Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  5. Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Iliria, Gojardo Xheka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i FK Gramshi, Mateo Miraka, për sulm ndaj kundërshtarit dhe provokim i publikut, në bazë të nenit 47/1/e dhe 52/1 të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. AF Shqiponjat 2017, U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se parë U-17, kundër FC Lushnja U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  9. Lojtari i DAJTI FSHF Sunday Leauge, Erigen Shehu, për sulm dhe dhunë ndaj kundërshtarit dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
  10. Lojtari i Friends Team FSHF Sunday Leauge, Redi Gjuzi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i VILA L, FSHF Sunday Leauge, Klajdi Muça, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i Dussel, FSHF Sunday Leauge, Gejsi Ahmedani, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe sjellje ofenduese, në bazë të nenit 11/1/e, 11/1/f, 31, 38, 47/1/c dhe 55/1 të KDS, përjashtohet nga të gjitha aktivitetet futbollistike të organizuara nga FSHF, për sezonin 2022-2023.
  13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U21, Patrik Treni, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  14. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Akademie e Futbollit U15, Emiljano Mihana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  15. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Skënderbeu U14, Kristian Lumi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  16. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentian Lico, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  17. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të SHF Pepa, Albion Tirana, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  18. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të SHS Albpetrol Eldison Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Fabio Dhrami, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Butrinti, Albi Selimaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!