Kolela ndjek Dinamo-Flamurtari, dhe shumë…

Dinamo zhgënju sot përballë Flamurtarit teksa u mund 1-5 në një duel të drejtpërdrejtë për kreun e Kategorisë së Parë mes dy skuadrave të titulluara e me mjaft histori në futbollin shqiptar.

Por tej shifrave të rëndë për blutë, ajo që u pa sot në “Selman Stërmasi” ishte interesimi i madh i dy tifozerive (kryesisht i bluve) por dhe të një numri të madh personalitetesh nga bota e futbollit në vend.

Mes tyre, spikati thuaje i gjithë stafi teknik i Partizanit i cili ishte akomoduar në tribunën e shtypit. Në krye të tyre u pa trajneri italian Xhovani Kolela, në dukje mjaft i vëmedshëm. Me gjasë kreu i pankinës së kuqe ka pritur orarin e seancës së pasdites së grupit të tij./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!