Thyhet Totenhem, ndalet Arsenal, Lacio triumfi në Bergamo…

Në javën e 12-të të Premier League kryesuesit e Arsenal janë ndalur në barazim 1-1 nga Sauthempton. Goli i Xhakës në minutën e 11′-të u mbërrit nga ai i Armstrong në pjesën e dytë që solli dhe barazimin final.

Sakaq, Aston Vila pasi largoi trajnerin Stiven Zherard, ka surprizuar Brentford duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0. Totenhem nuk ia ka dalë përballë Njukasëll duke regjistruar humbjen e parë sezonale në shtëpi.

La Liga, Grizman ia del “i vetëm” të mposhtë Real Betis duke ngjitur Atletiko Madridin në vendin e tretë. Ndërkaq, në 21:00 do të luhet dhe Barcelona – Atletik Bilbao.

Ndonëse disi më e favorizuar në letër, Atalanta në Seria A ka pësuar humbje përballë Lacios në ndeshjen që sapo u mbyll 0-2 në favor të “Shqiponjave”. Lacio dhe Atalanta ndajnë vendin e tretë me nga 24 pikë në pritje të përballjes Roma – Napoli.

Bundesligë, surpriza i takon Bohumit teksa ka ndalur kryesuesit e Union Berlin duke i rrëmbyer 3 pikë dhe duke i dhënë një dorë edhe Bajernit.

Rezultatet:

Premier League:
Aston Vila – Brentford 4-0
Lids – Fullham 2-3
Sauthempton – Arsenal 1-1
Uolves – Leiçester 0-4
Totenhem – Njukastëll 1-2

La Liga:
Espanjol – Elçe 2-2
Real Betis – Atletiko Madrid 1-2
Xhirona – Osasuna 1-1
Vijareal – Almeria 2-1
Barcelona – Atletik Bilbao 4-0

Serie A:
Udineze – Torino 1-2
Bolonja – Leçe 2-0
Atalanta – Lacio 0-2
Roma – Napoli 0-1

Bundesliga:
Bohum – Union Berlin 2-1
Herta Berlin – Shalke 2-1

Ligue 1:
Anxhers – Renës 1-2
Klermont – Brest 1-3
Reims – Okser 2-1
Tuluzë – Strasburg 2-2
Trojes – Lorient 2-2
Nicë – Nantes 1-1
Lilë – Monako 4-3 /Foto Twitter/ Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!