Finalja e Kupës së Australisë, shfaqen mbështetës nazistë

Kryeministri: “Sjellja e disa tifozëve në stadiumin ‘Western Sydney’ ishte e tmerrshme dhe ata njerëz që kanë bërë veprime të tilla, duhet të ndalohen përgjithmonë në stadium”.

Federata Australiane e Futbollit (FA) u zotua të ndërmarrë veprime të rëndësishme në përgjigje të “sjelljes antisociale” të disa tifozëve në turmën prej 16,000 vetash në duelin Macarthur FC – Sydney United 58 (2-0) luajtur në Sidnej.

Finalja e Kupës së Australisë zhvilluar të shtunën gati shkoi në degradim në tribunë nga thirrjet naziste.

Kryeministri Dominic Perrottet tha se sjellja e disa tifozëve në stadiumin ‘Western Sydney’ ishte “absolutisht e tmerrshme dhe ata njerëz që kanë bërë veprime të tilla, duhet të ndalohen përgjithmonë në stadium”.

Fotot në mediat sociale tregojnë mbështetësit e Sydney United duke përshendetur me mënyra naziste gjatë ndeshjes, duke shigjetuar grupet hebreje australiane.

Ata gjithashtu vërshëllyen në ceremoninë përpara fillimit të finales. Federata Australiane e Futbollit tha sot se ka lëshuar një “njoftim” për Sydney United sipas Kodit Kombëtar të Sjelljes dhe Etikës. /Foto nga Twitter/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!