TRAGJIKE/ 174 viktima në një ndeshje futbolli në Indonezi

Përplasjet mes tifozëve dhe policëve gjatë ndeshjes mes Arema dhe Persebaja Surabaja në Indonezi kanë shkaktuar të paktën 174 viktima të konfirmuara deri më tani.

Siç raporton “OneFootball”, mijëra tifozë të Aremës zaptuan fushën pas humbjes së skuadrës së tyre në shifrat 2-3.

Më pas nisën dhe trazirat me policinë. Kjo e fundit përdori dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, metodë kjo që nuk lejohet në rregulloret e FIFA-s.

Më shumë se 300 njerëz u dërguan me urgjencë në spital, teksa numri aktual i raportuar për 174 viktima pritet të rritet në ditët në vijim.

Në rast se shifrat janë të sakta, kjo është një nga tragjeditë më të mëdha të futbollit në botë. Thuhet nga personelet shëndetësore se shumë prej vdekjeve janë shkaktuar nga kaosi, mbipopullimi dhe mbytja.

Ministri i Sigurisë së Indonezisë raportoi në mediat sociale se stadiumi ishte mbushur përtej kapacitetit. 42 000 bileta të shitura për 38 000 vende.

Ndërkaq, presidenti Joko Vidodo ka deklaruar se futbolli në Indonezi do të pezullohet për një javë, ndërsa Arema ndalohet të organizojë ndeshje në stadiumin e saj për pjesën e mbetur të sezonit./S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!