Tifozët: Ikni, Reja ofendohet në gjuhën e nënës

Barazimi i Shqipërisë në Tiranë me Islandën 1-1 për UEFA Nations League ka parë një fund të trishtë në marrëdhenjëen skuadër- tifozeri.

Këta të fundit mjaft aktivë dhe inkurajues në 90 minuta kanë kontestuar ashpër skuadrën dhe trajnerin Edi Reja. Ka mjaftuar ai gol në shtesë por dhe gabimet e teknikut që në pjesën e dytë nuk goditi me ndërrimet.

Kontestimi i Hysajt nga tifozët por dhe ezaurimi i 5 zëvendësimëve (pas daljes së Ismajlit nuk kishte më mundësi ndrrimesh) kanë inatosur mbështetësit në tribuna.

Ndërsa Berisha dhe Hysaj por dhe futbollistë të tjerë iu afruan fansave kuqezinj, këta të fundit i kanë kthyer ‘kurrizin’ lojtarëve e kanë nisur fyerjet me adresë të trajnerit italian. Në gjuhën e 76 vjeçarit.

Për më tepër që Hysaj e Berisha kapërcyen rrethimin për t’u dhuruar atyre fanellat, por janë pritur me shishe uji e thirrjet;‘largohuni, ju nuk meritoni mbështetjen tonë’.

Refuzimi i fanellave tregues i qartë se te kjo Kombëtare gjithëçka duhet të nisë nga e para. Për Rejan me shumë gjasë kjo ndeshje ishte e fundit në krye të Shqipërisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!