Shqipëria në provën e madhe futbollistike

- Liga e Kombëve në Tel Aviv: Sot në 20:45 Izrael- Shqipëri për Ligën B Grupi 2. Shqipëria pa Gjimshitin, Çekiçin dhe Uzunin
Shqipëria sot në “Bolmfield” të Tel Avivit për aktin e parafundit të fushatës së saj kualifikuese në Ligën e Kombëve.
Në këtë edicion të tretë të UEFA-s, kjo fushatë për kuqezinjtë nuk ka nisur aq mirë pasi në dy takimet e para të Grupit 2 të Ligës B, skuadra e trajnerit Edi Reja ka barazuar 1-1 me Islandën në Rejkjavik dhe ka humbur 1-2 me Izraelin në Arenën Kombëtare.
Sot, Shqipëria e gjitha për gjithëçka. Paçka se luhet jashtë dhe ndaj një rivali të fortë. Kjo e sotmja kërkon deomos tri pikë e më pas për të kaluar edhe Islandën në 27 shtator. Edhe pse për të dalë nga Liga B në A, kuqezinjve do ju mjaftonte një fitore me 2 gola sot dhe një barazim me ishullorët e Islandës.
Në këtë takim, trajneri Reja është i kondicionuar nga disa mungesa. Kryesori Berat Gjimshiti në qëndër të mbrotjes. Shtuar këtu dhe pamundësinë Uzuni, skuadra shqiptare tkurret ndjeshëm. Megjithatë stafi teknik duket se i ka gati zgjidhjet. Berisha apo Strakosha për kuadratin ndërsa më tej Balliu e Hysaj nga krahët me Ismajlin e Veselin në qëndër.
Gjasula para mbrojtjes dhe fill para tij vijnë Laçi, Nedim Bajrami dhe Abrashi. Në majë dyshja Broja- Cikalleshi
Kjo sfidë do të gjykohet nga arbitra lituanezë të kryesuar nga Donatas Rumsas. VAR-i i gjithi spanjoll.
Shqipëria ka dhe 2 takime, Izraeli e Islanda nga 1./Sportiim.al/
Klasifikimi Nations League, B2:
