Risia/ Isak kryen vizitat, Abraham e dërgon te Tirana

Ish-mbrojtësi i Gramozit, Apolonisë, Elbasanit, Tiranës, Dinamos, Besës, Vllaznisë, Besës, Kastriotit, Flamurtarit, Adriatikut të Mamurrasit, Kamzës e Laçit nigeriani Abraham Aleçenu, mban lart aventurën sportive në Shqipëri.
Ai u largua nga futbolli i luajtur në 2017 teksa që nga 2004-ta iu bashkua fillimisht Gramozit dhe më pas kaloi 12 klube të tjerë shqiptarë. I fundit me Laçin.
Historia e Abraham në futbollin shqiptar konsiderohet ndër më të suksesshmet e një lojtari të huaj. I vendosur me familjen në Tiranë ish mbrojtësi i majtë prej disa viteve kryen rolin e menaxherit sportiv. Kryesisht i futbollistëve nigerianë.
Dy djemtë, Isaku dhe Davidi po rritën në kryeqytet dhe ëndrra është futbolli. Sot Abraham dhe Isaku u panë në një klinikë në Tiranë. Isaku 14 vjeç ka vendosur të luajë për moshat e Tiranës ndërsa sot ai kreu vizitat mjekësore. Të gjitha në sherbim të federimit me bardheblutë e vegjël./Sportiim.al/