Skocia di të ngrihet, mposht Ukrainën në “finale”

Nations League Liga C, B1: Skoci- Ukrainë 3-0

Mbrëmjen e sotme u rikthye kompeticioni europian i “Nations League” me sfidën Skoci-Ukrainë e vlefshme për Grupin 1 të Ligës B. Në “Hampden Park” triumfuan të zotët e shtëpisë 3-0 ndaj një Ukraine që nuk ishte në ditën e saj më të mirë.

Një pjesë e parë thuajse e barabartë për dy skuadrat, ndërsa në të dytën është Skocia ajo që dikton lojën duke dominuar në mbajtjen e topit dhe duke rrezikuar më shumë portën e miqve.

Pas shumë përpjekjesh Skocia ia del të shënojë në minutën e 71′-të me golin e MekGin. Golin e sigurisë e sjell Dajks nga stoli 10 minuta nga fundi i sfidës e si për t’i vënë vulën ai shënon sërish pak minuta më pas.

Me këtë fitore Skocia merr kryesimin e grupit në kuotën e 9 pikëve ndërsa Ukraina e ndjek pas me 7 të tilla. Irlanda dhe Armenia mbyllin me nga 4 dhe 3 pikë përkatësisht.

Sakaq, të tjera sfida interesante të “Nations League” janë në program për ditën e nesërme./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!