Markez rrëzon Kuartararon, Bastianini shtang Banjajën
Një super Enea Bastianini fiton Çmimin e Madh në Aragon të Spanjës në raundin e pesëmbëdhjetë të sezonit në MotoGP. Dita për “Diablo” (nofka e Kuartararos), përfundoi në mënyrën më të keqe pas u përplas frikshëm me Honda-n e Mark Markez. Që në xhiron e parë.
Piloti i ekipit Gresini shtang në fund bashkatdhetarin të tij Francesko Banjaia dhe merr vendin e parë. Një garë e nisur me dy skena të shpejta të frikshme. Me të njëjtin protagonist, Mark Markez.
Kampioni i madh spanjoll, i kthyer në garë pas rekuperimit nga operacioni i 4-ët, niset nga vendi i 13 dhe në pak sekonda përplas francezin Kuartararo me pilotin kryesuses të Botërorit që fluturon frikëshëm mes trafikut të motorëve të shumtë. Pak sekonda më vonë, Motori me numër 93 i Markez, godet edhe Nakagamin.
Më tej pista e gjitha në dispozicion Peko Banjaja i cili në xhirot e fundit vihet në siklet nga insistimi i patriotit të tij Enea Bastianini. Ky i fundit pas dy tentativae ja del në kthesat e fundit të parakalojë e marrë trofeun e kësaj gare.
I dyti Françesko Banjaja ndërsa Aleks Espargaro me Aprilia vjen i treti.Pas zhvillimëve të sotme klasifikimi vijon të udhëhiqet nga Kurtararo por tani me vetëm 10 pikë më shumë se italiani Banjaja me Dukati.
/Sportiim.al/