Dita e Berishës, Bajern në ‘tapet’

sportiim2

Mançester Siti triumfon ndaj Uolves në shifrat 3-0. Nuk mungon goli i Haland as në sfidën e sotme të vlefshme për javën e shtatë të Premier League. Edhe Totenhem mposht me rezultat tenistik Leiçesterin duke iu bashkuar Sitit në krye të klasifikimit.

Sakaq, Bajerni i Mynihut humb derbin bavarez ndaj Augsburgut. Kampionët e Gjermanisë ndëshkohen nga Mërgim Berisha në minutën e 59′-të duke vijuar serinë e rezultateve negative në Bundesligë.

Serie A mbylli mbrëmjen me sfidën Torino-Sasuolo. Miqtë morën 3-pikëshin me golin në shtesë ndaj skuadrës së Etrit Berishës. Fitoi dhe Empoli ndaj Bolonjës me Ismajlin dhe Bajramin si titullarë.

Rezultatet:

Premier League: Uolves – Mançester Siti 0-3 Njukasëll – Burnemuth 1-1 Totenhem – Leiçester 6-2

Serie A: Bolonja – Empoli 0-1 Specia – Sampdoria 2-1 Torino – Sasuolo 0-1

La Liga: Majorka – Almeria 1-0 Barcelona – Elçe 3-0 Valencia – Celta Vigo 3-0 Atletik Bilbao – Rajo Vajekano 3-2

Bundesliga: Augsburg – Bajern Mynih 1-0 Bajer Leverkusen – Verder Bremen 1-1 Borusa Dortmund – Shalke 1-0 Shtutgart – Eintraht Frankfurt 1-3 Borusia Gladbah – Lajpcig 3-0

Ligue 1: Montpelje – Strasburg 2-1 Lilë – Tuluzë 2-1/ Foto: Twitter/ Përgatiti: Sara Gjidiaj/

?>