Miqësore me Rusinë, Xheko e Pjaniç: Nuk luajmë
Federta boshnjake e futbollit ka planifikuar një miqësore me Rusinë në 19 nëntor në Shën Petersburg. Lajmi ka marrë ‘dhenë’ ndërsa FFBH ka nisur të pyesë lojtarët nëse janë të gatshëm për këtë test me vendin okupator të Ukrainës.
Xheko thotë ndër të tjera: “Jam kundër zhvillimit të kësaj ndeshje. Unë jam gjithmonëdhe vetëm për paqen”.
Edhe Pjaniç është totalisht kundër.
“Nuk është një vendim i mirë dhe jam pa fjalë. Në momentin që kombëtarja nis të luajë mirë, atëherë del gjithnjë diçka që shkon keq. Federata e di mirë pozicionin tim dhe them vetëm se një vendim i tillë nuk është diçka e mirë. Unë nuk luaj në këtë ndeshje”, deklaroi Pjaniç.
Në fakt, kjo ndeshje është caktuar dhe mbetet të shihet se si do të reagojë FFBH. Në unison me dy futbollistët kryesorë pritet që të tjerë protagonistë të fushës të deklarohen se janë kundër./Sportiim.al/