Ignjatoviç përfundon në Indi

Ish mbrojtësi bardhezi u duk se mbylli me futbollin e luajtur. Ignjatoviçit i del emri në Indi.

Aleksandër Ignjatoviç, ish-kapiteni dhe qendërmbrojtësi i Laçit, ka gati firmën në Indi. Serbi do të veshë fanellën e klubit që militon në elitën e futbollit indian, RG Punjab.

Raportohet se 34-vjeçari ka arritur marrëveshjen 1-vjeçare me ekipin e ri dhe ka nisur menjëherë stërvitjen, teksa pritet vetëm zyrtarizimi.

Ignjatoviç ka luajtur për disa ekipe serbe në karrierën e tij, ndërsa 3 sezonet e fundit ishte pjesë e Laçit, aty ku dhe për pak kohë mbajti postin e drejtorit teknik.

Tashmë, ai do t’i rikthehet futbollit të luajtur në kampionatin indian./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!