Tirana, festa mes frikës…

Abissnet Superiore java e dytë: Egnatia- Tirana 0-2 (Kallaku 14′, Hasani 53′)

  • Përplasje e frikshme Qefalija- Hamzat me futbollistin e Tiranës që përfundon në spital. Situata përmirësohet ndërsa Tirana në fushë mposht Egnatian në Rrogozhinë me shifrat 0-2

Tirana jep shkëndija që në minutat e para duke iu afruar portës së Egnatias. Në minutën e 14′-të, një harkim i Xhixhës nga e majta kthehet në gol nëpërmjet Kallakut që me kokë dërgon topin në rrjetë.

Vendasit të gjëndur në disavantazh nisin të shohin përpara e të krijojnë disa raste. Vendimtar Visar Bekaj me portierin bardheblu që mban të paprekur portën e tij.

Ndërkaq një moment paniku në fushë bën që ndeshja të ndërpritet për rreth 10 minuta gjatë pjesës së parë. Qefalija u dëmtua rëndë pas një përplasjeje kokë më kokë me Hamzat.

Lojtari i Tiranës i gjakosur në çast, në një moment humbi ndjenjat teksa u transportua menjëherë drejt spitalit. Sfida rinisi pasi skuadrat u njoftuan se Qefalija u përmend dhe situata ishte nën kontroll…

Më tej lojtarët e Tiranës të mbërthyer nga ankthi për gjëndjen e shokut të tyre as që ishin të interesuar për lojën në minutat e fundit të pjesës së parë.

Ata u rikthyen ndryshe në aktin tjetër të sfidës ndërsa me Hasanin shënuan edhe golin e dytë në minutën e 53′-të.

Në anën tjetër, Egnatia e mbyll në sulm me dëshirën e madhe për të shënuar, por te rrogozhinasit mungon saktësia në finalizim.

Fundi i gjithi gazmor teksa bardheblutë festojnë me fanellën e Qefalijës në duar. Kështu, Tirana gjen fitoren e parë në kampionat ndërsa Egnatia pëson një tjetër humbje pas asaj me Partizanin./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!