Shorti i Champions, Grupi C tri të mëdha…

sportiim2

Sot në Stamboll (Turqi), vendin që do të presë finalen e edicionit 2022/23, UEFA hodhi sot shortin e grupëve të Ligës së Kampionëve

Përsëritet edicioni i kaluar. Bajern dhe Barcelona në të njëjtin grup me të vetmin ndryshim: Levandovski ndërron fanellë. Për tu cilësuar si grup “ferri” mendojnë goglat. Me ta bashkohet Inter i Milanos.

Në Stamboll të Turqisë me start në orën 18:00, mes emrave të rëndësishëm të historisë së futbollit, u hodh shorti përcaktues i grupeve të Champions Leauge. 32 skuadrat më të mira në Europë u ndanë në tetë grupe me nga katër si më poshtë:

Grupi A: Ajaks Liverpul Napoli Rejnxhërs

Grupi B: Porto Atletiko Madrid Bajer Leverkusen Klub Bruzh

Grupi C: Bajern Mynih Barcelona Inter Viktoria Plzen

Grupi D: Eintraht Frankfurt Totenhem Sporting Marsejë

Grupi E: Milan Çelsi Strasburg Dinamo Zagreb

Grupi F: Real Madrid Lajpcig Shahtjor Donjetsk Sëlltik

Grupi G: Mançester Siti Sevilja Borusia Dortmund Kopenhagen

Grupi H: PSG Juventus Benfika Makabi Haifa

Ndeshjet e grupeve për Ligën e Kampionëve do të zhvillohen duke filluar nga 6 shtatori e deri më 2 nëntor, ndërsa nesër do të jetë radha e Europa Leauge dhe Conference Leauge për të përcaktuar ndarjen në grupe. S.Gjidiaj/

?>