Deliu: Te Tirana? Për momentin janë llafe

Me Deliun Tirana do të “fluturonte”. Kavajasi: “Nuk ka diçka konkrete”.

Ardit Deliu i larguar gjatë këtij qershori nga Laçi për te Liepaja në Letoni duket se e ka marrë shtruar. Edhe pse fillimisht iu rezervua një pritje e nivelit të lartë ndërsa iu dha dhe fanella me numër 10-të, trajneri i skuadrës Tamaz Pertia i ka dhënë shumë pak minuta mesfushorit kavajas (deri tani 424′).

Ndërkaq, mediat sportive në Shqipëri raportuan sot se Deliu pritet ti bashkohet Tiranës. ‘Sportiim.al‘ e kontaktoi futbollistin paraditen e sotme duke i bërë prezent atë që thuhet rreth tij.

“Jo. Janë thjesht vetëm llafe. Për momentin nuk ka asgjë konkrete”, tha ish mesfushori bardhezi.

Në fakt, një rikthim i fantazistit në Superiore do ti bëntë mjaft mirë garës ndërsa te Tirana ai me shumë mundësi do të bënte liderin në mesfushë.

Me Deliun, Kallakun dhe Aleksin bardheblutë do vallëzonin në fushë por duket se ai ka plane të tjera. Për momentin lojtari që shkëlqeu për 4 sezone te Laçi nuk dëshiron të rikthehet./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!