Inzagi zgjedh Asllanin

Interi do të përballet me Vijarealin sot në një miqësore programuar për tu luajtur në ‘Adriatico’ të Peskarës me start orën 20:30.

Mediat italane raportojnë se zikaltërit do të duhet të luajnë pa Marcelo Brozoviç. Siç shkruan Corriere dello Sport, mesfushori kroat u detyrua të ndalojë për shkak të një shqetësimi muskulor.

Ideja e Inzagit ishte që të hidhte në fushë njëmbëdhjetë lojtarët e tij titullar për një lloj prove gjenerale në funksion të debutimit në kampionat (13 gusht me Leçe).

Në fakt, trajneri do duhet të bëjë pa kroatin duke qenë se problemi lidhet me një muskul delikat që kishte mbartur që sezonin e kaluar. Në vend të tij në fushë do të dalë nga minuta e parë lojtari shqiptar Kristjan Asllani. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!