Miqësore/ Barazon Egnatia, Teuta mposht Tërbunin

Egnatia ka zhvilluar një tjetër miqësore ditën e sotme. Kësaj radhe rrogozhinasit u testuan përballë Vardarit të Shkupit, skuadrës maqedonase, ndaj së cilës e mbyllën në barazim pa gola.

Për tu evidentuar debutimi i lezhjanit Renato Malota me rrogozhinasit i cili vetëm pak ditë më parë mbylli aventuren dy vjeçare me Laçin.

Përpos Egnatias, edhe Teuta ka zbritur sot në fushë për takimin e katërt miqësor. Në aneksin e stadiumit “Niko Dovana”, durrsakët mposhtën Tërbunin në shifrat 2-0 falë golave të Kapllanit dhe Halilajt.

11 të përzgjedhurit e trajnerit Renato Arapi për të nisur këtë duel të 4-ët miqësor ishin:

Dema; Kurti, K. Hoxha, Elezi, Gjinollari, Gecaj, U. Hoxha, Treni, Halilaj, Bebezhiqi dhe Kapllani. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!