Iniesta, magjitë e spanjollit vijojnë

Andreas Iniesta pas kthimit nga dëmtimi, vijon të luajë për Visel Kobe në Japoni. Për 38 vjeçarin nga Barcelona vitet mbi supe nuk vlejnë pasi dhe sot për Kupë, mesfushori në aspektin personal shkëlqeu.
Trajneri i Visel, Takauki Toshiba e hodhi në fushë në minutën e 60′-të ndërsa në dinamikën e lojës ish-mesfushori Blaugrana sillej me topin si në të shkuarën.
Numri 8 i ekipit japonez ndërsa luan prej 5 sezonëve në Azi, ndimoi të shënohej goli i vetëm në minutën e 90+8 ndaj Avispa Fukuoka e cila fitoi ndeshjen e vajtjes 1-2 (kthimi më 03 gusht).
Në Kobe, së bashku me Iniestën vijojnë të jenë pjesë e skuadrës dhe dy spanjollët e tjerë: Bojan Kërkiç dhe Sergeji Samper./ Sportiim.al, Foto: Twitter/
