Laçi: Duro u shkarkua për rezultate të dobta

Largimi i Duros nga Laçi si trajner i parë, përpos atij të Malotës i cili mbylli kontratën si futbollist me bardhezinjtë, ishte lajmi i ditës. Në fakt te klubi bardhezi kishin kohë që e shihnin ish trajnerin me “kureshtje”.
Edhe pse asnjëherë nuk u deklarua publikisht, trajneri ka figuruar në fije të perit qëkur humbi finalen e Kupës me Vllazninë në 28 maj. Humbja me Petrokub ka mbyllur çdo shteg duke bërë që presidenti Laska ta shkarkojë menjëherë.
Sakaq më herët vetë ish trajneri tha se u largua ndërsa klubi në komunikatën zyrtare thotë se bëhët fjalë për shkarkim./Sportiim.al/
Komunikata e Klubit Laçi:
“KF Laçi shkarkon trajnerin Shpëtim Duro, pas eliminimit nga turi i dytë i Conference League dhe humbjes së finales së Kupës së Shqipërisë. Në ditët në vijim do të ketë të reja të tjera në lidhje me trajnerin e ri dhe lëvizjet e tjera. Para Laçi!”