Ballkani për rekord, kap turin e tretë

Conference League në “Fadil Vokrri”: Ballkani- La Florita 6-0 (4-0)

Ballkani i Ilir Dajës në turin e tretë të Conference League. Albion Rrahmani u bë lojtari i parë i një skuadre kosovare që realizon tre gola në një ndeshje europiane, që kur klubet kosovare debutuan në garat e UEFA-s më 2017.

Ballkani i Ilir Dajës është kualifikuar në turin e tretë të Ligës së Konferencës pasi kaloi lehtësisht skuadrën nga San Marino, La Fiorita.

Që ndeshjen e parë, Ballkani ishte me një këmbë në turin e tretë me fitoren 4-0 në “Stadio Olimpiko” të San Marinos e ndërsa sot e vulosi përfundimisht kualifikimin me rezultatin 6-0 në “Fadil Vokrri”.

3 herë shënoi Rrahmani, 2 herë Abazi dhe nuk mungoi as goli nga Krasniqi. Në raundin tjetër Ballkani do të masë forcat me fituesen e çiftit Klaksvik-Sutjeska./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!