Shkupi bie në Champions, e ndëshkon Ademi

UEFA CHL e kthimit: Shkupi- Dinamo Zagreb 0-1 (Ademi 47′) (2-2 e vajtjes)

Prezatim dinjitoz i Shkupit në Champions ndaj Dinamos së Zagrebit. Paçka se u eleminua sot, skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut arriti në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Maksimir” një rezultat shumë befasues, duke barazuar me rezultatin 2-2.

E kthimit rezultoi e barabartë në lojë por jo në shifra pasi gjigandët e Kroacisë ia dolin të shënonin golin e vetëm të këtij ballfaqimi ndër-ballkanik.

Trajneri i Shkupit Goce Sedloski pati deklaruar përpara takimit se skuadra duhet të japë maksimumin duke mos e mbajtur mendjen te barazimi i kaluar. Në start të së dytës, një shqiptar i kroatëve (Ademi) realizon për 0-1 final./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!