Shkëndija e pandalshme, Drita surprizon Antverpin

Shkëndija ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Konferencës. Kësaj radhe skuadra maqedonase mposhti letonezët e Valmieras në stadiumin “Daugava” me shifrat 1-2.

Tetovarët kaluan përpara që në minutën e nëntë me Doriev ndërsa Gueje barazoi në minutën e 45′-të për vendasit. Është shkodrani Sidrit Guri autori i golit të fitores për ekipin shqiptar nga maqedonia e Veriut. Ai do të vijë në minutën e 63′-të e cila duket se bën një hap drejt kualifikimit kur dhe do të luhet e kthimit javën që vjen në Tetovë.

Ajo që surprizoi jo pak sot ishte Drita. Skuadra nga Kosova arriti të merrte një barazim në Belgjikë përballë skuadrës me emër, Rojal Antverp. Ndeshja u mbyll pa gola duke lënë gjithçka hapur për sfidën e kthimit. /Sara Gjidiaj/

Rezultatet:

Valmieras-Shkëndija   1-2
Rojal Antverp-Drita      0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!