Vllaznia bind në Shkodër, lë hapur kualifikimin

Conference League turi i dytë: Vllaznia- Universitatea Krajovë 1-1 (A. Hoxhaj 51’/Ivan 45′ pen)

Vllaznia ka nisur aventurën e saj europiane me një barazim ndaj Universitatea Kraiovës në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Skuadrat ndanë nga një gol në këtë sfidë të parë ndërmjet tyre.

Në pjesën e parë shfaqen më të rrezikshëm rumunët të cilët provojnë më shumë para portës së shkodranëve. Madje do të arrijnë të shënojnë në minutën e 39′-të me kokë por goli do të anulohet për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 45′-të kryesori akordon një penallti të dyshimtë për miqtë e cila kthehet në gol nga Ivan edhe pse Zogoviç kupton krahun. Kështu, mbyllet me avantazhin e rumunëve pjesa e parë.

Me fillimin e pjesës së dytë, “zgjohet” edhe Vllaznia që shumë shpejt gjen golin e barazimit me Hoxhajn i cili dërgon topin në rrjetë pas krosimit të Markut nga e majta.

Disa momente pasigurie për të dyja skuadrat të cilat rrezikojnë të pësojnë nga njëra-tjetra por gjithçka mbetet e pandryshuar në minutat që pasojnë.

Ndeshjen e kthimit Vllaznia do ta luajë të enjten e 28 korrikut në Rumani aty ku dhe do të vendoset gjithçka për fatin e skuadrave./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!