Tirana nuk ndez, e mund Zrinjski

Conference League e vajtjes: Tirana Zrinjski Mostar 0-1 (Bilbija 12′ pen)

Tirana është mundur minimalisht në shtëpi përballë skuadrës nga Bosnje-Hercegovina, Zrinjski Mostar në shifrat 1-0. Në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” kampionët e Shqipërisë nuk arritën të merrnin një rezultat pozitiv që do t’i lehtësonte disi për ndeshjen e kthimit të cilën do ta luajë jashtë javën e ardhshme.

Në stadium ishte i pranishëm një numër i konsiderueshëm tifozësh ku nuk mungonin as grupimet e boshnjakëve. Ata nuk ngurruan të shpalosnin edhe koreografinë e përgatitur gjatë ndeshjes duke shfaqur mbështetjen ndaj ekipit të tyre që po fitonte.

Minutat e para të sfidës folën më shumë për skuadrën mike të Zrinjskit e cila e nisi duke ushtruar presion para portës së Tiranës aty ku dhe fitoi një 11-metërsh. Në minutën e 11′-të Limaj shkakton një ndërhyrje të gabuar në zonë dhe kryesori akordon menjëherë një penallti e cila kthehet në gol nga Bilbija. Bekaj kupton krahun por nuk arrin të ndalë topin.

Pas pësimit të golit, Tirana shton ritmin e lojës dhe shfaqet më kërkuese duke dominuar në minutat e mbetura të pjesës së parë, por pa arritur të finalizojë aksionet në gol. Kundërshtarët boshnjakë rrezikuan edhe 2-3 herë portën bardheblu por Bekaj ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij që nuk lejuan topin të depërtonte në rrjetë.

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshon. Tirana është më kërkuese për të gjetur golin e barazimit me Seferin që shpërdoron shumë para porte dhe nuk ia del të mposhtë portierin Kondriç që është mjaft i vëmendshëm në çdo aksion të bardhebluve.

Në këtë fraksion, trajneri Shehi hodhi në fushë 5 futbollistë të freskët por sikundër në pjesën e parë skuadra çaloi në metrat e fundit. Për Lukman Husen ishte debutim me bardheblutë. Nigeriani vjen nga Kastrioti. Sakaq e kthimit më 28 korrik në Mostar./Sara Gjidiaj- Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!