Husein, nga Kastrioti te Tirana

Ish mbrojtësi i Kastriotit Lukman Husein pas largimit nga krutanët, duket se do të vijojë aventurën në Superiore.

Sipas një postimi në Instagram nga kftirana.al, nigeriani ka pranuar ofertën e bardhebluve teksa në foto shihet me uniforën e kampionëve të Shqipërisë. Ai do të mbajë fanellën e Tiranës për dy vite të ardhëshme.

Tirana u eleminua nga turi i parë i Ligës së Kampionëve, ndërsa pas saj trajneri Shehi deklaroi se duhen përforcime.

Në fakt, skuadra e Tiranës do ketë sërish punë me europën pasi në 21 korrik do presë Zrinjski Mostar për Conferenece League. Sigurisht, për kampionët në fuqi, prioritet merr edhe forcimi në kontigjent para se të nisë kampionati shqiptar më 20 gusht./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!