Turi i dytë ? / Partizani në ‘mbrojtje’, Laçi në ‘sulm’

Partizani- Saburtalo dhe Iskta- Laçi janë dy duelet e sotme të skuadrave të Abissnet Superiore të përfshira në turin e parë të Ligës së Konferencës.

Pas ndeshjeve të para teksa Partizani fitoi në tokën kuakaze me Saburtalon 0-1 dhe Laçi barazoi 0-0 ndaj Iskrës në ‘Elbasan Arena’, mbërmja e sotme futbollistike për dy ekipet shqiptare pritet të jetë mjaft impenjative.

Nëse te të kuqtë situata për biletën e kalimit në turin e dytë të UEFA Conference League do mund të sigurohet thjesht duke mos u mundur (çdo rezultat minimal në favor të miqëve e dergon sfidën në shtesë), ndryshe qëndron puna te bardhezinjtë e teknikut Duro.

Në fakt dhe në ‘DG Arena’ të Podgoricës minimalja nuk duhet humbur por barazimi 0-0 në të vajtjes duket se i vendos kurbinasit para kërkesës për të fituar.

Ndërkaq te të dy kampet raportohet se kontigjenti është i plotë.

Partizani-Saburtalo në program në 20:00 do të gjykohet nga anglezi Darren England ndërsa Iskra Danilovgrad-Laçi (21:00) i është besuar italianit Luka Paireto. /Erga Kenga/

20:00 Partizani- Saburtalo (1-0) në ‘Air Albania Stadium’

21:00 Iskra Danilovgrad- Laçi (0-0) ‘DG Arena’ Podgoricë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!