Duro: Kualifikimi? Nuk kemi rrugë tjetër…

Nesër në 21:00 në ‘DG Arena’ (Podgoricë), Laçi i teknikut Shptim Duro i gjithi në kërkim të kualifikimit për në turin e dytë të Conference League.

Ndonëse e vajtjes, luajtur javën e kaluar në ‘Elbasan Arena’ dha shifrat 0-0, te bardhezinjtë optimizmi për të ecur përpara është i lartë.

Trajneri Duro në prononcimin për ‘Sportiim.al’ dha detaje të qarta se si kurbinasit do mund të luajnë në fushë.

Duro:

A është gati Laçi për sfidën e nesërme me Iskrën?

” Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, objektivi ynë është kualifikimi dhe nuk kemi alternativë tjetër.

Përgatitjet kanë qenë me ritmin normal, në grumbullim duke shtuar akoma më shumë seriozitetin për këtë ndeshje.”

Pas barazimit 0-0 a ka Duro një fizionomi më të qartë për kundërshtarin?

“Nuk do donim që ndeshja e parë të ishte barazim, duhej fituar por tani jemi para faktit. Kemi fizionomi të qartë për rivalin ashtu si dhe ata. Shanset janë totalisht të barabarta sepse jemi ende barazim. Megjithatë ne jemi përgatitur për këtë takim”.

Babatunde do marrë më shumë minuta?

“Sigurisht një futbollist me potencial por ka kohë pa u aktivizuar. Jam munduar ti jap minuta në teste por dhe në sfidën e parë ndaj Iskrës. Do të ketë më shumë minuta në këtë ndeshje.

Guindo mesfushor?

Jo. Në ndeshjen e kaluar pjesën e dytë ka luajtur sulmues. Kemi luajtur me dy sulmues qëndre; Guindo-Adeleke. Pjesën e parë ka luajtur mesfushor pak më i tërhequr. Në të kundërt të asaj që unë i kisha kërkuar.

Iskra Danilovgrad skuadër fizike?

“Është skuadër që vendoset mirë, shumë e ashpër por dhe ne do të imponohemi, të jemi agresivë. Të japim gjithëçka në fushën e lojës.” / Intervistoi: Isuf Myrtaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!